Eksploziv C4 dhe kanabis në kufirin Shqipëri-Greqi, trafikantët largohen në pyll

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 11:14 | Kronikë

Dy çanta me eksploziv C4 dhe 44.5 kg kanabis janë kapur nga Frontex pranë kufirit Shqipëri-Greqi.

Në operacionin e parë të këtij viti Frontex njofton se “tre trafikantë të dyshuar droge që përdorin mot me mjegull si mbulesë u pikasën në një pyll pranë kufirit Shqipëri-Greqi”.

Kur u ndoqën nga oficerët e Frontex dhe autoritetet lokale, të dyshuarit braktisën çantat që po mbanin dhe ikën më thellë në pyll, ndërkohë që në çantat e tyre ndodhej eksploziv C4 dhe 44.5 kg kanabis.

Frontex njofton se çështja tani është në prokurori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos