
Gjyqtarja Daniela Shirka jep dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Gjyqtarja është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja.
Më herët, ka dhënë dorëheqjen nga kjo çështje Miliana Muça dhe Ilirjana Olldashi.
Aktualisht, trupi gjykues përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, të tre të deleguar nga apelet e zakonshme. (A2 Televizion)