
Policia e Mirditës ka shoqëruar 33 persona të cilët akuzohen se organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk i'u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë.
‘’Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33 shtetasve.
Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.”, njofton policia. (A2 Televizion)