
Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi iu gjet një sasi lëndësh narkotike, si kokainë dhe kanabis. Sipas Policisë, 28-vjeçarit me iniciale M. S. iu sekuestrua kokainë, por nuk bëhet e ditur sasia e gjetur. Ndërsa 23-vjeçari me iniciale E. P., iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një thikë.
Po gjatë orëve të fundit policia ka arrestuar edhe një 43-vjeçar, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake. (A2 Televizion)