Eksporti i grurit nga Ukraina, pritet të lërë portin anija e parë që prej nisjes së luftës

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 17:35 | Bota
Eksporti i grurit nga Ukraina, pritet të lërë portin anija e

Që prej fillimit të luftës, anija e parë me grurë mund të niset nga portet e Ukrainës, më 1 gusht. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së negociuar me ndihmën e Turqisë dhe OKB-së, disa dhjetëra anije janë gati të nisen për eksport drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe pjesëve të tjera të botës.

Chornomorsk, Odesa dhe Pivdennyi janë portet nga ku do të nisen dërgesat, por mes tensioneve të luftës dhe frikës për mina nënujore, kalimi i anijeve sërish po has vonesa.

Situata ndërkohë nuk është më e mirë as për fermerët ukrainas të grurit. Prodhimi këtë vit pritet të jetë sa gjysma e asaj që korrnin para luftës. Ndërsa e ardhmja shihet edhe më e zymtë.

“Jemi të kënaqur me të korrat e ndryshme këtë vit. Por tani që po nisim të shesim grurin, duhet të paguajmë edhe taksat dhe qiranë e tokës, si dhe kosto të tjera. Në shtator do të duhet të nisim mbjelljen për vitin 2023. Por tani nuk mund ta bëjmë ende këtë gjë, pasi nuk po shesim dot grurin tonë. Gruri ynë është dy deri në tre herë më i lirë në çmim se përpara luftës”, thotë një nga prodhuesit.

Me çmimet aktuale, shumë fermerë po shohin mundësinë e ndërtimit të rezervave të grurit, në mënyrë që ta shesin në të ardhmen më shtrenjtë, për të mos dalë me humbje.

https://a2news.com/2022/07/24/lufta-ne-ukraine-lavrov-kerkon-mbeshtetjen-e-botes-arabe-do-te-mbajme-premtimet-per-grurin/

Por për ferma të tjera, nuk është thjesht çështje çmimi, teksa shumë prej ushtarëve të vrarë në luftë vinin nga një jetë fshati.

“Im bir u nis për luftë menjëherë pasi kishte mbjellë fushën. E gjithë kjo ishte përgjegjësia e djalit tim para se të vritej. I thosha që duhet të merresh ti me fushat, më lër mua të merrem me të tjerat. Çdo gjë varej nga ai. Ai njihte çdo pjesë të tokës, ku duhej më shumë pleh dhe çfarë lloji gruri duhej mbjellë”, rrëfen një tjetër.

https://a2news.com/2022/07/30/keshilli-i-sigurimit-e-quan-historike-marreveshjen-per-grurin-rusi-ukraine/

Me shifrat e vitit 2021, Ukraina ishte eksportuesi i pestë në botë i grurit dhe i treti për misrin dhe lulediellin. Por nga një vend që dikur ushqente botën, sot shihet më shumë në nevojë për të ushqyer veten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos