Eksportuesit e bimëve mjekësore, listë kërkesash qeverisë

Nga A2 CNN
17 Maj 2019, 21:44 | Ekonomi
Eksportuesit e bimëve mjekësore, listë kërkesash

Eksportuesit e bimëve aromatike dhe mjekësorë, një ndër zërat kryesore të eksporteve shqiptare i kanë paraqitur një listë kërkesash qeverisë.

Sipas tyre, industria ndodhet në një moment të vështirë dhe institucionet duhet të ndërhyjnë për të shpëtuar kompanitë prodhuese. Ministria e Bujqësisë premton lehtësi fiskale.

Eksportuesit e bimëve mjekësore kanë kërkuar rimbursimin e TVSH-së, një problem që po rëndon financat e tyre me mungesë likuiditeti. Kjo industri kontribuon në ekonomi me mbi 45 milionë euro në vit dhe ka rreth 85 mijë të punësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos