Ekstradohet në Gjermani 24-vjeçari nga Taxhikistani, akuzohet për terrorizëm

Nga A2 CNN
4 Gusht 2020, 10:34 | Kronikë
Ekstradohet në Gjermani 24-vjeçari nga Taxhikistani, akuzohet

Shqipëria ka ekstraduar drejt Gjermanisë 24-vjeçarin nga Taxhikistani Komron Zukhurov, i dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS në Gjermani.

Vendimi për ekstradimin ishte shpallur në qershor nga Gjykata e Tiranës, por u zbatua vetëm sot.

Zuckurov ishte kapur më datë 29 maj në kryeqytet nga Drejtoria e Antiterrorit në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman.

https://a2news.com/2020/06/12/e-kerkonte-gjermania-gjykata-vendos-ekstradimin-e-zukurovit/

Zuckurov akuzohet se bashkë me 5 persona të tjerë kishte ngritur një celulë terroriste afër ISIS në Gjermani, që si qëllim kishte kryerjen e sulmeve me armë kundër “jo besimtarëve” gjermanë, por edhe në Taxhikistan, ku parashikohej edhe përdorimi i eksplozivëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos