Ekuilibristi Nik Wallenda sfidoi vdekjen duke ecur mbi një tel çeliku për 548 metra, mbi vullkanin Masaya në Nikaragua, ende aktiv. Dhe gjithë këtë e bëri në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Vullkani është një prej tetë vullkaneve në botë që kanë një liqen llave aktiv, prej të cilës buron një nxehtësi prej 1100 gradë Celsius.
E gjithë aventura e 41-vjeçarit u transmetua në televizionin amerikan ABC. Ai ishte gjatë gjithë kohës i lidhur me litar sigurie, por mbante edhe një maskë për të përballuar erën e rëndë të squfurit. “Sytë nisën të më djegin”, tha ai. (A2 Televizion)