Të zhytesh në errësirë, kjo qendër aktivitetesh ofron kërcimin më të frikshëm nga lartësia

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 13:24 | Lifestyle

Shumica e njerëzve pajtohen se kërcimi tradicional nga lartësia teksa je i varur me litar është një përvojë e tmerrshme, por një qendër aventurash në Skoci ka gjetur një mënyrë për ta bërë eksperiencën edhe më të frikshme se kurrë më parë.

Highland Fling Bungee në Perthshire ofron një eksperiencë "lebetitëse" teksa individët kërcejnë me litar në një hapësirë të errët.

Kërcimi i frikshëm është realizuar nga dhjetëra guximtarë që zhyten në errësirë dhe çka dëgjohet janë vetëm britmat e tyre.

Duke reaguar ndaj një videoje, një komentues shkroi: “Nuk mund të paguash për ta bërë këtë”.

Platforma e kërcimit, e vendosur në urën Garry pranë fshatit Killicrankie, është e pozicionuar në një lartësi prej 40 metrash me njerëzit që kërcejnë të paktën 35 metra brenda pak sekondash.

Menaxherja e operacioneve Laurie Thomas tha se elementi që e bën përvojën e kërcimit shumë të tmerrshme është ndjenja e rënies në humnerë.

"Ju nuk e kuptoni ku po shkoni, sa larg keni rënë ose sa larg duhet të shkoni akoma pasi është errësirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos