Ekzekutimi i biznesmenit Rrolli, prangosen dy autorët e dyshuar

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 18:58 | Kronikë
Ekzekutimi i biznesmenit Rrolli, prangosen dy autorët e dyshuar

Burime jozyrtare pranë Policisë së Lezhës bëjnë me dije se janë arrestuar autorët e dyshuar te vrasjes në Sanxhak të Kurbinit, ku mbeti i vrarë me 7 plumba Rakip Rrolli 55 vjeç.

Dy autorët e dyshuar të këtij krimi që tronditi qytetin e Laçit, Skënder dhe Llej Lika janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit.

Në lidhje me ngjarjen, burimet bëjnë dije se është ndaluar dhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarje dhe identiteti.

Rakip Roli, një biznesmen i njohur i materialeve të ndërtimit në qytetin e Laçit, u qëllua me breshëri automatiku mëngjesin e së premte. Rrolit i kishin zënë pritë dhe e sulmuan sapo ka doli nga banesa me automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar në mënyrë të atillë, që të ishin të sigurt në vrasjen e shënjestrës së tyre, pasi mjeti i viktimës mori një numër të konsiderueshëm plumbash, kryesisht në xhamin e parë.

Nisur nga e kaluara e dy autorëve të dyshuar si dhe e kaluara e viktimës dhe djemve të tij, policia dyshon se shkak për këtë vrasje mund të jenë konfliktet për pronën si dhe konflikte të lindura nga aktiviteti i djemve të viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos