Plagosje me armë në Tropojë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 08:48 | Kronikë
Plagosje me armë në Tropojë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tropojë në orët e vona të së premtes.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku i plagosur me armë zjarri ka mbetur shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H.

I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos