Gjendet i vdekur në dhomë pronari i hotelit në Fier

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 14:34 | Kronikë
Gjendet i vdekur në dhomë pronari i hotelit në Fier

Pronari i një hoteli në Fier është gjetur i pajetë në ambientet e biznesit të tij.

Policia bën të ditur se rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos