Testi i drogës, Gledis Nano: Nuk do të penalizojmë askënd pa u bindur

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 17:14 | Kronikë
Testi i drogës, Gledis Nano: Nuk do të penalizojmë askënd pa

Për asnjë efektiv i cili ka rezultuar pozitiv në testin e drogës nuk do të ketë masa penalizuese për momentin. Deklarata u bë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, menjëherë pas përmbylljes së konferencës së përbashkët me Guardia di Finanza mbi kontrollin e territorit për kanabisin.

Trafikimi i kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë në vitin2021 u ul në masën 100% deklaroi Nano. Ai shtoi se këtë vit u kryen 70 misione ajrore nga Guarda Di Finanza ndërsa u asgjësuan 164 mijë bimë kanabisi ose 27 mijë më shumë se në 2020.

Kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore u shpreh se monitorimi nga ajri i zonave me risk kultivimi duhet shtyrë deri në tetor.

‘Duhet ta shtyjmë deri në muajin tetor, pasi po përdoren edhe bimë apo fara të ndryshme që quhen të vonuara. Mund të rriten edhe gjatë muajit tetor. Në 2021 është mbikëqyrur nga ajri 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Kjo është shumë më e lartë nëse përjashtojmë ato zona të urbanizuara’, tha Arbore.

Në përfundim të konferencës, kreu i Policisë së Shtetit u pyet dhe për personat  me precedentë që i fshihen drejtësisë në Dubai, ndërsa u shpreh se për çështjen e ekstradimeve po punohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos