All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ekzekutimi i oficerit të krimeve, reagon Meta: Hetim dhe ndëshkim i ashpër ligjor

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 13:10 | Aktualitet
Ekzekutimi i oficerit të krimeve, reagon Meta: Hetim dhe ndëshkim i
All - Paragraf - 1

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen në detyrë të oficerit të krimeve në Lezhë. Kreu i shtetit shprehet i tronditur për këtë ngjarje dhe u kërkon organeve ligjzbatuese hetimin dhe ndëshkimin më të ashpër ligjor të autorëve.

“Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës. Në këto momente të vështira, bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit!

All - Paragraf - 3

Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor”.

Meta thekson se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës ka dëmtuar imazhin e vendit dhe ka marrë shumë jetë njerëzish.

“Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos