KPA lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Arben Vrionin

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 17:51 | Aktualitet
KPA lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol Çomo anëtarë vendosi të lerë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit Durrës, Arben Vrioni.

KPK vendosi në nëntor të vitit 2019 që të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit, Arben Vrioni për shkak të problemeve që ishin gjetur në pasurinë e tij.

Gjyqtari Vrioni ka qenë pjesë e treshes gjykuese për çështjen e Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos