Një atentat i ndodhur në mes të Selanikut i ka marrë jetën një 50-vjeçari shqiptar, pranë një pike karburanti. Mediat greke bëjnë me dije se viktima dhe autori, kanë qenë në kafe fillimisht së bashku.
Më pas, ata janë larguar me dy makina të ndryshme, por gjatë rrugës në afërsi të një karburanti, shqiptari ka zbritur nga mjeti duke nisur ta sulmojë shoferin brenda mjetit tjetër, ndërsa ky i fundit e ka qëlluar.
Viktima ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Plumbi i marrë në shpatull ka rezultuar fatal për 50-vjeçarin. Sakaq policia ka nisur hetimet ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. (A2 Televizion)