Një aksident me pasoja vdekjeprurëse ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin Elbasan Librazhd, ku si pasojë e përplasjes së një kamioni nga Maqedonia e Veriut dhe një automjeti, ka ndërruar jetë një grua 54-vjeçare.
Kamioni drejtohej nga shtetasi V.J, dhe për arsye ende të pa qartësuara në afërsi të Xibrakës është përplasur me automjetin Citroen, i drejtuar nga shtetasi E.M, banues në Tiranë.
Impakti i fortë i ka kushtuar jetën shtetases F.G. dhe ka plagosur 37-vjecaren G.M, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)