Elbasan, mbështetës të PD-së protestojnë përballë Policisë për të arrestuarit e Librazhdit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 23:04 | Aktualitet

Simpatizantë të Partisë Demokratike kanë protestuar sonte përpara Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan, për ndalimin dhe arrestimin ditën e djeshme të disa anëtarëve të PD-së në Elbasan dhe Librazhd.

I pranishëm midis protestuesve duket edhe ish deputeti i PD-së për Qarkun, Luciano Boçi.

Mbështetësit e Librazhdit u arrestuan për protestën e cilësuar si të paligjshme nga Policia e Shtetit,  të organizuar pasditen e datës 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit, gjatë kalimit të kryeministrit Edi Rama.

https://a2news.com/2019/06/14/protestuan-kunder-rames-ne-librazhd-7-te-arrestuar/

Ndër të tjerët, u arrestuan me akuzat e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit’’ si dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”, kryetari i Partisë Demokratike të Librazhdit Bujar Vreto dhe Sekretari Erlind Gurra.

Partia Demokratike cilësoi më herët arrestimet si “reprezalje politike e Edi Ramës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos