Për shkak të pandemisë turizmi në Elbasan ka marrë një goditje të rëndë dhe asnjëherë më parë qyteti i Elbasanit në këtë periudhë nuk ka qenë kaq bosh sa tani. Të vetmit që vizitojnë pikat historiko-kulturore janë qytetarët elbasanas apo nga zona të tjera të Shqipërisë.
Kriza e frekuentuesve të huaj ndihet edhe në Muzeun Etnografik. “Nuk kemi turistë të huaj, për shkak të Covid-19. Vihet re që vizitorët janë vendas, pjesa më e madhe e qytetit ose banorë të zonave përreth”, thotë Silva Belegu, drejtore e Muzeut.
Mesa duket ky vit do të jetë me sfida dhe pritshmëri aspak pozitive për një sezon që nuk do t'u ngjajë atyre të kaluarve. (A2 Televizion)
