
Ndjeshmëria e aktivitetit bujqësor ndaj kushteve klimatike është madhe por akoma më e ndjeshme është bujqësia ndaj ndryshimeve sado të vogla të klimës. Në terma afatgjatë, bujqësia dhe blegtoria e një rajoni përcaktohet nga klima në këtë rajon dhe çdo ndryshim në elementët e klimës ndikon në mënyrë thelbësore, kulturat dhe prodhimin bujqësor.
Është Universiteti Bujqësor i Tiranës, vendi ku fillon shkenca dhe kërkimi tekniko-shkencor për bujqësinë por përtej auditorëve, në kërkim të farës apo fidanit të përshtatshëm me ndryshimetklimatike që ky shekull po sjell, shkenca dhe teknologjia bujqësore zhvillohen edhe në disa qendra kërkimore dhe teknologjike, pak kilometra nga zonat urbane. Me mijëra kërkime shkencore dhe artikuj të botuar, me qindra eksperimente dhe testime në terren për të gjetur dhe siguruar farën, bimën dhe bujqësinë e së ardhmes...
Politikat bujqësore dhe vetë fermerët duhet të investojnë në teknologji, të kryqëzojnë fara, të shartojnë fidanë dhe të mbjellin kultura bujqësore tolerante ndaj klimës dhe vetëm në këtë mënyrë, do të korret e gjithë ajo çfarë është mbjellë… (A2 Televizion)