Sali Berisha takoi demokratët e Lezhës, nga ku theksoi se në përpjekjen për të rikthyer opozitarizmin kanë fituar betejën, por jo luftën. Ai garantoi se të përndjekurit do të jenë ADN-ja e Partisë Demokratike. Kandidati tjetër për kryetar, Ibsen Elezi, nga Kurbini ku zhvilloi një takim me bazën, e ftoi rivalin të debatojnë bashkërisht para anëtarëve dhe strukturave të partisë. (A2 Televizion)
Elezi kërkon debat, Berisha: Të përndjekurit janë ADN-ja e PD-së
