Eliminatoret e “Euro 2020”, Shqipëria zbret sot në fushë përballë Turqisë

Nga A2 CNN
22 Mars 2019, 08:36 | Futboll
Eliminatoret e “Euro 2020”, Shqipëria zbret sot në

Luhet sot sfida e shumë pritur, ajo mes Shqipërisë dhe Turqisë, ndeshje e vlefshme për Kualifikueset e Euro 2020.

Në kampin kuqezi, referuar deklaratave të ditëve të fundit të futbollistëve dhe trajnerit Panucci, ka optimizëm dhe harmoni, ndërkohë që edhe besimi për të arritur te 3 pikët është i madh.

E sigurte, është mungesa e qendërmbrojtësit Mërgim Mavraj, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë ka patur probleme edhe për Ylber Ramadanin. Mesfushori i Velje-s, i ardhur për të zëvendësuar një prej të dëmtuarve të tjerë, Binaku apo Lila, është në dyshim për mbrëmjen e sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos