
Telenovelës “Icardi” duket se i ka ardhur fundi. Drejtuesit e klubit janë takuar me menaxherin e lojtarit dhe me shume gjasa sulmuesi argjentinas do të jetë në fushë, i gatshëm që në ndeshjen ndaj Lazios.
Icardi dhe Inter nuk kanë patur aspak një periudhë të qetë muajin e fundit.
Problemet me pagën sollën refuzimin e lojtarit për të luajtur, që më pas u justifikua me një dëmtim në gju.
Mauro Icardi mungon në formacionin zikaltër që prej datës 13 shkurt. (A2 Televizion)