
Sot në mbrëmje nis aventura e kombëtares shqiptare të basketbollit në Europianin 2025 me ndeshjet eliminatore. Kuqezinjtë do te përballen me Rumaninë, me takimin që do luhet në pallatin e sportit Dhimtraq Goga.
Kombëtarja shqiptare në drejtimin e trajnerit grek Antonios Dukas, zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore ku grupi ishte i plotë dhe pa probleme fizike. Edhe pse përballë një kundërshtari shumë më të fortë në letër, objektivi i kuqezinjve mbetet i njëjtë, për t’i nisur mbarë këto kualifikuese. Takimi do të zhvillohet në orën 20:30. (A2 Televizion)