Inter Miami një “mini Barcelonë”! Pas Messi-t dhe Busquets, u bashkohet dhe Jordi Alba

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 11:33 | Sporte të tjera
Inter Miami një “mini Barcelonë”! Pas Messi-t dhe

Mbrojtësi i Spanjës, Jordi Alba, do t'i bashkohet ish-bashkëlojtarëve të Barcelonës, Lionel Messi dhe Sergio Busquets në Inter Miami. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit, Jorge Mas.

Mas tha se mbrojtësi 34-vjeçar ka nënshkruar kontratën dhe duhet të jetë në dispozicion për t'u përballur me Atlantën të martën.

Alba, i cili u largua nga Barcelona në verë kur i skadoi kontrata, kaloi më shumë se 10 vjet me gjigantët spanjollë, duke shënuar 27 gola në 459 ndeshje. Ai i ndihmoi ata të fitonin 6  tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve në 2015.

Fituesi i Kupës së Botës të Argjentinës, Messi, 36 vjeç, dhe bashkëlojtari i Albës nga Spanja, Busquets, 35 vjeç, tashmë kanë kaluar në Ligën e Madhe të Futbollit të Shteteve të Bashkuara.

Messi dhe Busquets, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2025, u prezantuan para një turme prej rreth 20.000 tifozësh të Inter Miami në stadiumin DRV PNK të klubit të dielën, të rrethuar nga bashkëpronari dhe ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi u stërvit me shokët e tij të skuadrës në Miami për herë të parë të martën dhe pritet të debutojë të premten në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Cruz Azul, të Mexico City. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos