Elis Bakaj fiton kupën e Bjellorusisë

Nga A2 CNN
27 Maj 2019, 09:36 | Futboll
Elis Bakaj fiton kupën e Bjellorusisë

Elis Bakaj është kampion i Kupës në Bjellorusi. Ish-futbollisti i një sërë klubesh shqiptare ngriti lart trofeun me skuadrën e tij Shaktjor Soligorski që mundi në finale rivalët e Vitebskit me rezultatin 2-0 dhe u rikthye tek ky trofe pas pesë vitesh.

Një tjetër sukses për ish-sulmuesin e përfaqësueses që po bën paraqitje mjaft të mira në këtë fillim sezoni në kampionatin bjellorus, atje ku ka gjetur tre herë edhe rrugën e rrjetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos