Eliza Dushku nënë për herë të dytë, zbulon emrin e vogëlushit

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 13:26 | Showbiz
Eliza Dushku nënë për herë të dytë, zbulon emrin e

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku është bërë nënë për herë të dytë. Përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale, aktorja njoftoi se ardhjen në jetë të djalit të saj, Bodan.

“Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja. Bourne & Bodie”, shkroi ajo.

Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, janë prindër edhe të Philip Bourne, i cili erdhi në jetë në fillim të gushtit të vitit 2019.

Çifti e kurorëzoi dashurinë në një ceremoni krejtësisht intime në vitin 2018. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CSXkXKjpIHE/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos