Kur neglizhenca kushton, Kendall Jenner gjobitet me 1.8 milionë dollarë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2021, 19:06 | Showbiz

Modelja Kendall Jenner, është hedhur në gjyq nga marka italiane e modës "Liu Jo" me pretendimin se ylli i familjes Kardashian ka shkelur kushtet e një kontrate.

Padia, e depozituar në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Manhattan, thotë se Jenner mori pjesë vetëm në një nga dy fotosesionet e planifikuara.

"Liu Jo" do të përfitojë të paktën 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim ndërsa thotë se i ka paguar 1.35 milionë dollarë modeles. Firma prestigjioze pretendon se u përpoq të vendoste një datë për fotosesionin e dytë, por nuk mori asnjëherë përgjigje nga Kendall dhe asnjë rimbursim të pagesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos