Ku po i kalojnë pushimet William dhe Kate?

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 12:18 | Showbiz

Kembrixhët kanë zgjedhur të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar për pushimet e tyre verore, por destinacioni i tyre i ngjan një ishulli në Karaibe në të gjitha aspektet.

Çdo verë, Princi William dhe Kate Middleton lehtësojnë ngarkesën e tyre të punës për të kaluar pak kohë cilësore familjare, veçanërisht me fëmijët e tyre, princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis. Ata kanë nisur pushimet, sikurse çdo vit në fillim të muajit korrik.

Por këtë vit, William dhe Kate kanë zgjedhur të qëndrojnë afër shtëpisë, në mënyrë që të shmangin çdo kufizim udhëtimi.

Sipas zërave ata kanë qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë vendosur në Ishujt Scilly.

Ishujt Scilly janë një arkipelag i vendosur 45 kilometra larg nga maja jugperëndimore e bregdetit të Anglisë. Bëhet fjalë për 5 ishuj të banuar në brigjet e Cornwall me vila në stilin e pastër anglez, por plazhe me rërë të bardhë dhe ujë aq të kristaltë sa duket sikur je në Karaibe.

Këto territore madje janë shpallur "Area of Outstanding Natural Beauty", një vend i karakterizuar nga një mjedis dhe një bukuri e jashtëzakonshme.

Anëtarët e familjes mbretërore nuk janë të vetmit të famshëm që duan të shijojnë pushimet e tyre këtu. Ndër vite edhe Jude Laë dhe Kate Winslet, Helen Mirren dhe kuzhinieri Jamie Oliver janë parë gjithashtu në këtë vend.

Vitin e kaluar, e gjithë familja Kembrixh mbërriti me helikopter privat në Tresco, i cili është i vetmi nga pesë ishujt e banuar privatisht. Besohet se këtë vit ata bënë të njëjtën zgjedhje.

Ky destinacion i veçantë gjithashtu ka rëndësi të veçantë për Princin William, pasi ai, vëllai i tij Harry, Princi Charles dhe Princesha Diana pushuan në ishullin Tresco si familje në 1989.

Është e paqartë se sa kohë William dhe Kate, së bashku me George, Charlotte dhe Louis, do të qëndrojnë në ishull për pushime; por mendohet se familja dëshiron të shijojë sa më shumë kohë jashtë vëmendjes.

William dhe Kate po planifikojnë një udhëtim tjetër para fundit të verës, pasi siç e dikton tradita, e gjithë familja Kembrixh duhet të vizitojë Mbretëreshën Elizabeth në Kalanë Balmoral, vendbanimi i saj në Malësinë Skoceze, para se të kthehet në Londër për vitin shkollor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos