Këngëtarja Ellie Goulding është në pritje të fëmijës së saj të parë. Sipas “People”, 34-vjeçarja është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël ,ndërsa lajmi ka qenë surprizë për të dhe bashkëshortin e saj, Caspar Jopling.
Përpos befasisë, Goulding rrëfeu se shtatzënia e ka bërë më humane.
"Në gusht, unë dhe Caspar bëmë një udhëtim të shkurtër për të festuar përvjetorin e parë dhe aty e zbuluam. Fillimisht nuk e besoja dot. Ishte çmenduri sepse nuk e kishim fare në plan. Ideja e një shtatzënie s'më dukej shumë afër reales atë kohë, por kjo ndjesi më ka bërë të ndihem edhe më humane. Kam forma që s'i kam pasur kurrë dhe po i shijoj. Dua një botë më të mirë. Edhe im shoq po i shijon", u shpreh Goulding.
Këngëtarja e hitit "Love me like you do" dhe partneri i saj u martuan në gusht të vitit 2019 në një ceremoni intime. (A2 Televizion)