All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Elon Musk rihap llogarinë e Trump në Twitter: U dëgjua zëri i popullit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 10:16 | Bota
Elon Musk rihap llogarinë e Trump në Twitter: U dëgjua zëri
All - Paragraf - 1

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump rikthehet në rrjetin social Twitter, pas vendimit të kompanisë së rrjeteve sociale, për të hequr “bllokimin” ndaj tij.

Llogaria e Trump u mbyll në janar të vitit 2021 pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në Kapitol.

All - Paragraf - 3

Vendimi erdhi pasi pronari i ri i Twitter, Elon Musk vendosi të organizojë një referendum online, nëse përdoruesit e rrjetit ishin pro apo kundër rikthimit të Trump.

Në referendumin që zgjati 24 orë morën pjesë 15 milionë persona, 52% e të cilëve ishin për rihapjen e llogarisë së Trump ndërsa 48% kundër.

"Njerëzit kanë folur. Trump do të rikthehet," shkroi Musk në Twitter pas mbylljes së referendumit.

All - Paragraf - 6

Megjithatë, Trump nuk ka shfaqur ndonjë entuziazëm për këtë vendim, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në “Truth”, një rrjet social i themeluar prej tij. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos