Elon Musk sfidon në duel Vladimir Putin: Kush fiton merr Ukrainën

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 14:27 | Bota
Elon Musk sfidon në duel Vladimir Putin: Kush fiton merr Ukrainën

Miliarderi Elon Musk sfiduar Presidentin rus, Vladimir Putin, në dyluftim, për të “fituar” Ukrainën. Në një postim të çuditshëm në Twitter, Musk shkroi:

“Me anë të këtij mesazhi sfidoj Vladimir Putin në dyluftim. Fituesi merr Ukrainën!”.

https://twitter.com/elonmusk/status/1503327421839417344

Themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka shprehur disa herë mbështetjen për Ukrainën. Sipas tij, sistemi i komunikimit Starlink, është i vetmi sistem jorus që punon ende në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Rusia më 24 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos