
Multimiliarderi Elon Musk ka shitur aksione me vlerë 3.58 miliardë dollarë në prodhuesin e makinave elektrike Tesla.
Aksionet u shitën të hënën, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, sipas një dosjeje në një rregullator financiar amerikan.
Kjo lëvizje e radhës e Musk, e çon totalin e aksioneve të shitura të Tesla-s përgjatë këtij viti në pothuajse 40 miliardë dollarë.
Më herët gjatë kësaj jave, Musk humbi edhe “titullin” si njeriu më i pasur në botë. Arsyeja për shitjet e fundit të aksioneve nuk është bërë e ditur.
Megjithatë, pronari i ri i Twitter mbetet aksioneri më i madh i Tesla-s me 13.4% të aksioneve, sipas ofruesit të të dhënave të tregut financiar Refinitiv.
Muajin e kaluar, Musk zbuloi se kishte shitur 19.5 milionë aksione të Tesla-s me vlerë 3.95 miliardë dollarë, vetëm disa ditë pasi përfundoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të platformës së mediave sociale Twitter. (A2 Televizion)