Emergjenca për koronavirusin, Inter-Ludogorets, vetëm lojtarë dhe kamera në “San Siro”

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 14:41 | Futboll
Emergjenca për koronavirusin, Inter-Ludogorets, vetëm lojtarë dhe

Një ndeshje në kushte të pazakonta, thuajse jashtë çdo logjike, për shkak të emergjencës shëndetësore në Itali, sfida ndërmjet Interit dhe Ludogorets do të bëjë që stadiumi “San Siro” të kthehet në një bunker.

Përpos mungesës së tifozëve, në impiant do ta kenë të pamundur të hyjnë edhe gazetarët. Të vetmit që do të jenë të pranishëm aty, së bashku me dy skuadrat dhe stafet teknikë, do të jenë disa kameramanë të televizioneve të autorizuara, për transmetimin e ndeshjeve të Europa League.

Të angazhuar vetëm pak persona për intervistat nga fusha, ndërsa përfaqësuesit e tjerë të mediave duhet ta bëjnë punën e tyre nga televizori. Interi dhe Ludogoretsi kanë anuluar gjithashtu edhe konferencat për shtyp dhe stërvitjet me dyer të hapura.

Vendimi i përbashkët i marrë nga dy klubet është miratuar edhe nga UEFA. Zhgënjimi është i madh, mbi të gjitha për klubin bullgar, që megjithë disfatën 2-0 në ndeshjen e parë në shtëpi, e shihte sfidën në “San Siro” si mënyrë për të fituar reklamë në arenën ndërkombëtare.

Klubi i Ludogorets njoftoi se do të largohet nga Milano menjëherë pas ndeshjes, por në Bullgari kanë nisur diskutimet, nëse skuadra duhet futur në karantinë, në momentin e kthimit nga Italia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos