Emërimet në polici, këshilli i posaçëm vetëm lëvizje në komisariate

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 15:06 | Aktualitet
Emërimet në polici, këshilli i posaçëm vetëm

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ende nuk ka nisur me zëvendësimet apo emërimet e reja në krye të drejtorive të policisë në vend ndërsa e vetmja lëvizje është ajo e Skënder Hitaj në Policinë e Durrësit deri dje drejtori pa drejtor.

Pak kohë më parë emërimet në Policinë e Shtetit ishin vetëm atribut i drejtorit të përgjithshëm të policisë por edhe pse u fol për ndërprerjen e kësaj praktike dhe për një këshill të posaçëm sërish drejtoritë e qarqeve vijojnë të jenë metë njëjtët drejtues ndërsa analizat e punës dhe zbardhjet e ngjarjeve thjesht statistika.

Të vetmet ndryshime të firmosura nga drejtori Rrumbullaku janë ato të Komisariatit nr. 1dhe 4 në Tiranë kjo dhe pas zbulimit të shkeljeve tek ndërtimet pa leje. Petrit Halo, i cili drejtonte Komisariatin nr. 4 në Tiranë, kaloi në krye të Komisariatit nr. 1 pasi Bujar Mehmeti u pezullua.

Ndërkohë në krye Komisariatit nr. 4 u vendos Luan Hyseni. Firma e drejtorit të përgjithshëm u hodh dhe për përjashtimin nga radhët  policisë të oficerit të rrugores që u kap me dy valixhe hashash në Stamboll. Prej kohësh, Policia e Tiranës por jo vetëm vijon të ketë një numër të lartë ngjarjesh të pazbardhura sidomos ato ndaj personit. Analizat e kryera nga çdo drejtori vijojnë të jenë një praktikë nga e cila mesa duket nuk ndryshon asgjë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos