Protesta e pedagogëve, ministrja Kushi i qëndron “ofertës” së qeverisë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 10:26 | Aktualitet
Protesta e pedagogëve, ministrja Kushi i qëndron

Ndërsa viti i ri akademik ka nisur me protesta nga pedagogët për plotësimin e kërkesave të tyre, ministrja e Arsimit u shpreh, këtë të martë, se i qëndron ofertës së qeverisë për rritjen e pagave të tyre.

Kushi përsëriti se 7 për qind është një rritje e menjëhershme që vjen nga buxheti i shtetit, ndërsa 8 për qind duhet të plotësohet nga të ardhurat e universiteteve.

“Kemi shumë punë për të bërë. Puna kërkimore shkencore është dhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve. Ligji për arsimin e lartë i jep mundësi universiteteve që përveç tarifave të studentëve të kenë edhe shumë mundësi të tjera se si të grumbullojnë të ardhura. Ndërkohë, pjesa më e madhe e universiteteve i grumbullojnë të ardhurat vetëm nga tarifat e studentëve. T’i shfrytëzojmë së bashku të gjitha mekanizmat që ofron ligji dhe të rrisim të ardhurat e universiteteve. Këtu duket edhe Performanca e universiteteve.

Prandaj dhe vendimi më i fundit që ne morën në Këshillin e Ministrave për rritjen e pagave ka përfshirë edhe këtë komponent. Ne vendosëm të rrisim pagat e pedagogëve deri në 15 për qind, ku 7 për qind është rritje e menjëhershme, që ka filluar që nga data 1 tetor dhe mbulohet nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që pjesa tjetër, universitetet do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre. Ky vendim nxit rritjen e performancës së universiteteve”, u shpreh Kushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos