All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Emigracioni i paligjshëm, Meloni, thirrje për aleancë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 12:08 | Bota
Emigracioni i paligjshëm, Meloni, thirrje për aleancë kundër
All - Paragraf - 1

Flukset e paligjshme të emigrantëve po dëmtojnë të gjitha vendet në Mesdhe tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila kërkon një aleancë të gjerë kombesh për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Duke zbutur retorikën e saj të vijës së ashpër në të kaluarën, Meloni tha në një konferencë ndërkombëtare në Romë se qeveria e saj ishte e hapur për të pranuar më shumë njerëz përmes rrugëve ligjore pasi "Evropa dhe Italia kishin nevojë për imigrim".

All - Paragraf - 3

Meloni pohon se duhet bërë më shumë për të parandaluar migrantët që përpiqen të bëjnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut me mjete të paautorizuara.

"Emigracioni masiv i paligjshëm dëmton secilin prej nesh. Askush nuk përfiton nga kjo, përveç grupeve kriminale që pasurohen në kurriz të më të brishtëve dhe përdorin forcën e tyre edhe kundër qeverive që kushtëzojnë institucionet e tyre, duke rrezikuar qytetarët, ekonominë, stabilitetin politik dhe ekuilibrin demokratik", deklaroi kryeministrja e Italisw.

BE-ja dhe Tunizia, një pikë kryesore nisjeje për emigrantët, nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje "partneriteti strategjik" që përfshin goditjen e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe shtrëngimin e kufijve. Evropa ka premtuar mbi 1 miliard euro ndihmë për të ndihmuar Tunizinë me ekonominë e saj të goditur, me 100 milionë euro të destinuara posaçërisht për trajtimin e migracionit të paligjshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos