Rikthimi i emigrantëve, ndryshon kah fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 09:57 | Aktualitet
Rikthimi i emigrantëve, ndryshon kah fluksi i lëvizjeve në pikat

Fluksi i pasagjerëve në pikat kryesore kufitare të vendit tashmë ka ndryshuar kah. Në Portin e Durrësit dhe pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, prej dy ditësh fluksi i lëvizjes tashmë ka ndryshuar kah në dalje të vendit.

Në portin e Durrësit nga pasditja e së premtes janë nisur në drejtim të brigjeve Italiane, drejt Barit dhe Ankonës 7 tragete me mbi 10 mijë pasagjerë dhe me rreth 3 mijë automjete.

Ndërsa në hyrje shifrat janë gati sa gjysma e daljeve. I njëjti trend është shënuar dy ditët e fundit edhe në pikën e kalimit kufitar tokësore të Kakavijës, ku me sa duket emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendet e tyre të punës dhe banimit në shtetin grek. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës kanë dalë në drejtim të Greqisë, 7120 persona me 2244 mjete.

Ndërsa shifrat në hyrje janë sa gjysma e atyre në dalje. Policia kufitare po punon me kapacitet maksimal duke hapur 7 sportele, 5 ne dalje dhe dy në hyrje.

Edhe pala greke ka shtuar sportelet me 4 ne hyrje dhe dy në dalje.

Por pavarësisht masave krijimi i radhëve ka qenë i pashmangshëm dhe për këtë arsye, punonjës të doganës së Kakavijës kanë shpërndarë ujë për personat që prisnin në radhë. Ky fluks në dalje pritet të rritet më tej gjatë javës, pasi fundi i gushtit është periudha kur emigrantët rikthehen në venet e tyre të punës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/19/15-diteshi-i-dyte-i-gushtit-largohen-emigrantet-fluks-ne-dalje-ne-portin-e-durresit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos