
Pas festave të fundvitit, ka nisur edhe kthimi i emigrantëve shqiptarë drejt vendit fqinj, Greqisë. Për të kaluar në kufi, ata duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit dhe test PCR.
Mësohet se nga data 1-3 janar kanë dalë nga dogana e Kapshticës 7169 shtetas dhe nga Qafë Thana, 5478. Në total, nga të dyja doganat, kanë dalë 12 647 shtetas.
Ndërkohë që në vendin tonë, në këto tri ditë kanë hyrë nga të dyja doganat 6941 shtetas, përkatësisht 3136 nga Kapshtica dhe 3805 nga Qafë Thana. (A2 Televizion)