
Pas pushimeve të Vitit të Ri, administrata publike do të kthehet në punë vetëm nëse ka “Green pass”-in” e vaksinës anti-Covid, ose përgjigjen negative të tamponit. i njëjti vendim vlen edhe për pronarët e dyqaneve, punonjësit e marketeve dhe të qendrave tregtare.
Në javët e fundit të 2021, komiteti i ekspertëve vendosi afate për vaksinimin e rreth 180 mijë punonjësve të administratës qendrore dhe lokale si dhe për punonjësit e shërbimeve.
Vendimit të ekspertëve për “green pass”-in në administratën publike dhe në qendra tregtare i ka paraprirë edhe kryeministri Rama. Pasi kreu dozën e tretë përforcuese anti-Covid, kreu i qeverisë paralajmëroi masa edhe më të ashpra për ata që refuzojnë vaksinimin.
Shqipëria vijon të ketë një mbulese të ulët vaksinale, mbi 40% e popullsisë ka marrë vetëm një dozë, rreth 35% ka kryer të dyja dozat, ndërsa vaksinën përforcuese e kanë marrë një numër edhe më i ulët qytetarësh, afro 4,8%. Sipas ekspertëve, niveli i ulët i vaksinimit shton rrezikun për rritjen e rasteve te rënda dhe humbjeve të jetës nga dy variantet e koronavirusit në qarkullim, Delta dhe Omicicon. (A2 Televizion)