
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ishullin Ischia në Gjirin e Napolit, ku rreth 15 emigrantë, të pajisur me thika, kanë arritur të marrin kontrollin e një anije turke, Galata Seaways, e cila kishte si destinacion Francën.
Menjëherë sapo janë njoftuar për ngjarjen, forcat speciale italiane kanë reaguar menjëherë, duke ngritur në ajër edhe dy helikopterë dhe kanë bërë të mundur kthimin pjesërisht në normalitet të situatës. “Anija është gjetur, por ende nuk është e sigurt pasi emigrantët janë mbyllur brenda saj”, tha ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Mediat italiane raportojnë se asnjë nga anëtarët e bordit të anijes nuk është lënduar nga kjo ngjarje. Anija Galata Seaways, u nis nga porti Topcular në Turqi, më 7 qershor, me destinacion portin Sete në Francë. (A2 Televizion)