All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kievi vijon sulmet, problem zonat e minuara

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 13:51 | Bota
Kievi vijon sulmet, problem zonat e minuara
All - Paragraf - 1

Ukraina vijon të sulmojë territoret e pushtuara nga Rusia. Luftimet e ashpra të zhvilluara në rajonin e Donjetskut në lindje të Ukrainës janë përshëndetur edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai falënderoi trupat për angazhimin dhe rezultatet e arritura, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë një inspektimi të trupave deklaroi se ushtria ruse ka ndaluar një kundërofensivë në rajonin e Zaporizhas. Sipas tij, gjatë luftimeve u shkatërruan 30 tanke dhe 10 mjete të blinduara. Ndërkohë në rajonin e Mikolaivit, i cili është përfshirë nga përmbytjet për shkak të çarjes së digës në lumin Dnipro, organizatat që merren me çminimin janë bllokuar për shkak të përmbytjeve.

All - Paragraf - 3

Zona në fjalë njihet si nga sektorët me fushat më të mëdha të minuara. Por për shkak të ujit grupet e kanë pasur të pamundur për të ndërhyrë duke rritur shqetësimin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos