Emigrimi, Pëllumbi: Edhe nga Spanja kanë ikur mijëra mjekë drejt Gjermanisë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 22:01 | Politikë
Emigrimi, Pëllumbi: Edhe nga Spanja kanë ikur mijëra mjekë

Arben Pëllumbi, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, deklaroi në “Intervistë” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, u shpreh se “tema e lëvizjeve demografike është përtej Shqipërisë”.

“Qytetarët tanë nuk ikin sepse i rrezikohet jeta këtu. Azilkërkues është dikush që i rrezikohet jeta për arsye politike. 18 000 mjekë kanë ikur nga Spanja drejt Gjermanisë, nuk besoj se jetohet keq në Spanjë. Tema e lëvizjeve demografike është përtej Shqipërisë. Por, sigurisht që qeveria duhet të bëjë politikat e veta nxitëse”, tha Pëllumbi.

Më tej, ai shtoi: “Ajo që unë nuk kuptoj është që edhe kur e ke shumë të mirë anën ekonomike, prapë prindërit thonë që do ta çojnë jashtë shtetit fëmijën. Mirë që e shkollon, por pse nuk e kthen pastaj? Sepse është ky vend që na ka lindur, na ka rritur dhe na ka investuar. E gjithë shoqëria ka investuar te secili prej nesh. Vendin tonë nuk do na e bëjnë të tjerët. Unë mirëkuptoj një qytetar në një zonë periferike, ku qeveria nuk shkon dot as me investime. Gjithmonë i ngel faji politikës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos