Propozimet për Kodin Zgjedhor, Alibeaj nuk bind PS që të hapë listat për këshillat bashkiakë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 17:20 | Politikë
Propozimet për Kodin Zgjedhor, Alibeaj nuk bind PS që të

Grupi demokrat i Enkelejd Alibeaj kërkon që kandidatëve për kryetarë bashkie t’u japë mundësinë të bëhen pjesë e këshillave vendorë nëse nuk arrijnë të fitojnë garën për drejtimin e qytetit. Bashkëkryetari i djathtë dorëzoi draftin në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, ku mazhoranca ngriti shqetësime për pengesa kushtetuese.

Alibeaj kërkon që edhe lista për këshillat bashkiakë të jetë e hapur dhe të ketë votë parapëlqyese, siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare. Propozim që ka hasur në kundërshtinë e socialistit Damian Gjiknuri.

Socialistët nuk pranuan as kërkesën për të zgjatur afatin kohor prej 4 muajsh të parashikuar në Kod, që nuk lejon shfrytëzimin e burimeve shtetërore në lidhje me tenderat apo politikat ekonomike dhe sociale.

Gjiknuri propozoi që të marren parasysh edhe propozimet e ekspertit të Fatmir Mediut, i cili kërkon rikthimin e koalicioneve.

Tensionet mes Alibeaj dhe Petrit Vasilit të Partisë së Lirisë, u shfaqën edhe në këtë mbledhje, kur dy bashkëkryetarët nuk i dhanë fjalën aleatit të Sali Berishës.

Ne mungesë të dakordësisë, asnjë nga propozimet nuk u miratua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos