“Kemi të gjitha bashkitë në vend, por ka kosto për këtë”

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 21:45 | Politikë
“Kemi të gjitha bashkitë në vend, por ka kosto për

Arben Pëllumbi, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, deklaroi në “Intervistë” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, se nuk është avantazh për këtë parti fakti që i ka të gjitha bashkitë e vendit.

“Nuk kishte ndodhur kurrë heqja dorë në mënyrë masive nga mandatet. Është pranuar edhe që ka qenë gabim mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Neve nuk na kanë krijuar benefite, por kosto. Pushteti lokal, pa opozitë, sjell një lloj handikapi, pasi sistemi demokratik duhet të funksionojë me të dy krahët e tij. I tillë është ndërtuar dhe çdo prishje e kësaj balance sjell vështirësi, sado që të duket si avantazh i madh fakti që nuk ke konkurent. Ne kemi të gjitha bashkitë e vendit, përjashto Shkodrën, por kemi një kosto për këtë, pasi ka gjëra që bëhen mirë e ka gjëra që nuk i bën mirë”, tha Pëllumbi.

“Ne e ndjejmë këtë peshë të pasjes së të gjithë pushtetit lokal në duart tona dhe përballjes me të gjithë vendin. Nga ana tjetër, duhet ta pranojmë që Shqipëria ka pasur rritje ekonomike, pavarësisht vështirësive të tërmetit, pandemisë dhe luftës; kemi demokraci stabël dhe funksionale”, shtoi Pëllumbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos