Emily Ratajkowski bëhet nënë për herë të parë, emri i foshnjës zbulon edhe gjininë

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 10:40 | Showbiz

Supermodelja Emily Ratajkowski është bërë nënë për herë të parë më 8 mars.

"Sylvester Apollo Bear na është bashkuar në Tokë. Sly mbërriti në datën 08.03.2021 në mëngjesin më surreal, më të bukur dhe më të mbushur me dashuri të jetës time", shkruan 29-vjeçarja në Instagram.  

Në tetor të vitit që lamë pas, supermodelja njoftoi se ishte në pritje të ëmbël duke theksuar për revistën Vogue se shpreson ta rrisë fëmijën e saj në një mjedis neutral ndaj gjinisë, sepse nuk dëshiron t’i “imponojë stereotipe gjinore”.

 “Kur burri im dhe unë, iu themi miqve se jam shtatzënë, pyetja e tyre e parë pas “Urime” është pothuajse gjithmonë “A e dini se çfarë doni?”. Na pëlqen të përgjigjemi se nuk do ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe se ai ose ajo do të na e bëjë të ditur atëherë”, tha modelja asokohe.

Megjithatë, nisur nga emri i përzgjedhur mediat e huaja kanë shkruar se Emily është bërë nënë e një djali.

Modelja është e martuar prej vitit 2018 me producentin e njohur të filmave, Sebastian Bear-McClard, dhe të dy mendojnë se ky fëmijë do të ndryshojë jetën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos