
Duket se Michael B-Jordan nuk u mjaftua me dy filmat “Creed”. Aktori dhe producenti është zgjedhur edhe për “Creed 3”, këtë herë edhe në rolin e regjisorit.
“Creed” është vazhdim i filmit të famshëm “Rocky” dhe pritet të shfaqet premierë në nëntor të vitit 2022.
Jordan është përzgjedhur nga revista People si “Burri më seksi” për vitin 2020.
Duke folur për People, Jordan bëri shaka duke thënë se ka gra në familjen e tij që “janë padyshim krenare për këtë”. (A2 Televizion)