Emiratet Arabe të pasura me arkeologji dhe thesare të njerëzimit

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 17:39 | Aktualitet

Sa herë mendojmë për Emiratet e Bashkuara Arabe, në mendje na vijnë ndërtesat e larta, ato që shndrrijnë dhe reflektojnë pranë ujrave, pranë të cilave janë ndërtuar. A2 CNN ka udhëtuar në Dubai, me imazhin e një qyteti ku dritat nuk fiken kurrë, por me një qëllim tjetër. Udhëtuam në shkretëtirë, për t’ju rrëfyer një tjetër histori. A2 CNN do t'ju rrëfejë histori nga Sharjah, emirati i pasur me zbulime arkeologjike. Do t'ju tregojmë zbulime në Mleiha, Al Faya, Wadi Alhelo e Buhais. Ky udhëtim nis me fosilet dhe aventurën në shkretëtirë, por nuk përfundon me kaq. Do të shkojmë të zbardhim edhe artin në shkëmbinj, që ekspertët e quajnë Rock Art. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos