Emocionet e Edy Reja: Moment i veçantë për Shqipërinë, fusha më mungonte

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 12:39 | Futboll
Emocionet e Edy Reja: Moment i veçantë për

I rikthyer në Shqipëri për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë, trajneri i Kombëtares, Edy Reja vlerësoi ecurinë e skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare.

“Është një moment i veçantë për Shqipërinë, sepse katër skuadra kanë kaluar turin e parë. Më vjen keq për Tiranën, sepse me siguri meritonte më tepër fat, pasi mund të ishin kualifikuar edhe ata”, thotë Reja për A2.

Trajneri kuqezi pranoi emocionet e rikthimit në stadium dhe shprehet gati për startin e Ligës së Kombeve. “Nuk kam qenë mirë në shtëpi, pasi nuk shihja dot fushën e futbollit.  Sapo shkela këtu në stadium, u emocionova dhe ndjeva kënaqësi që pashë tapetin jeshil, sepse më kishte marrë malli”, pohon trajneri i Kombëtares.

Lajm i mirë edhe për Shqipërinë, sepse trajneri ndodhet tashmë në kryeqytetin shqiptar, i gatshëm për sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve. “Unë jam gati, duhet të jenë gati edhe futbollistët”, saktëson Reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos