
Lionel Messi është ai që ka pushtuar mediet sportive gjatë ditëve të fundit pasi me shumë mundësi do të jetë në një tjetër skuadër, për herë të parë, në sezonin e ri.
Megjithatë, një tjetër emër i madh që është ende pa një skuadër është Suarez, “një kohë e prerë” për revolucionin e ri të Barcelonës.
Pasi te katalanasit u shpall i padëshiruar, u fol se uruguaiani mund të kalonte në MLS, por së fundmi, Goal.com ka shkruar se Suarez i është ofruar Juventusit, i cili është në kërkim të partnerit të Ronaldos në sulm pasi largoi Higuain.
Sipas kësaj faqe sportive, bardhezinjtë mund ta sjellin në Torino 33-vjeçarin për rreth 40 milionë euro, duke bërë që nga Lionel Messi, Suarez të përfundonte në shok skuadre me Cristiano Ronaldon. (A2 Televizion)